Oda e Afarizmit të Kosovës organizon aksionin humanitar për dhurimin e gjakut

Oda e Afarizmit të Kosovës organizon aksionin humanitar për dhurimin e gjakut

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, sot do të mbajë një aksion për dhurimin e gjakut. OAK fton të gjithë ata që kanë vullnet që nga ora 11:00 deri në 14:00, në zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës, të marrin pjesë në aksionin “Bëhu hero, shpëto një jetë”. Dhurimi i gjakut bëhet në mënyrë vullnetare dhe aksioni ka si qëllim të ju ndihmojë të sëmurëve dhe të lënduarëve që shërohen në spitalet tona.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …