Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse nuk miratohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse nuk miratohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash, kanë njoftuar se edhe nuk do të respektojnë masat në fuqi. Kryetari i kësaj ode ka bërë të ditur se do të padisin qeverinë Kurti dhe Hoti, për masat që janë marrë gjatë kësaj kohe, e që sipas tij kanë qenë antikushtetuese. Pas më shumë se një orë e gjysmë takim, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka marrë disa vendime në rast se nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva tha se së bashku me odat tjera, kanë ndikuar që sot të mos ketë mbyllje totale të vendit, duke shpëtuar edhe miliona euro. Ai pas këtij takimi tha se po kërkohet edhe që të paguhet qiraja, pasi sipas tij njerëzit janë në hall.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së- dega Bukosh, organizon tubim përkujtimor

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së- dega Bukosh, organizon tubim përkujtimor. Me 21 prill …