Edi Rama: Festën e Pavarësisë ia uroj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk gjenden në shtëpi

Edi Rama: Shqipëria mund të marrë të gjitha llojet e vaksinave që dalin në treg, ashtu si të gjitha shtetet në botë

Kryeministri, Edi Rama, tha se Shqipëria mund të marrë të gjitha llojet e vaksinave që dalin në treg, ashtu siç po bëjnë të gjitha shtetet në botë. Sa i përket çmimit, Rama tha se ky nuk ëhstë një problem. “I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur, ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë se kemi dhe një luftë që është shumë e madhe që familjet të kthehen në shtëpi, duke ndërtuar shtëpi e apartamente dhe këto ndërtohen me fonde dhe kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion pa lënë gjë mangët. Sa i përket vaksinës nuk jemi në fazën ku nuk zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë jemi në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me rrallë, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha që është e nevojshme që ditën e parë. Ne na duhet të mos mbetemi në bisht dhe e dyta të vëmë në dispozicion për këto kategori njerëzisht sa më shpejt, nuk jemi në avantazhin e vendeve të mëdha, prandaj po bëjmë përpjekje të mos mbetemi jashtë këtij procesi dhe të mos detyrohemi të presim në fund, e lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër, nuk i kemi lënë gjë mangët popullit për gjëra që lidhen për element më të rëndësishme të jetës. Mund të marrim nga të gjitha llojet, asnjë vend nuk po fokusohet vetëm te një vaksinë, ne kemi një grup njerëzish që po merren me vaksinën dhe shpresoj që të mos mbetemi mbrapa, çmimi është gjëja e fundit”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …