Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës kërkon që të largohet masa për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:30

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës kërkon që të largohet masa për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:30

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka mbajtur takim me komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit. Në këtë takim të rregullt është kërkuar nga Qeveria që të bashkëpunojë me sektorin e gastronomisë para se të marrin vendime që afektojnë me këtë sektor. Anëtarët kanë kërkuar edhe të shpejtohet votimit për fillimin e aplikimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike të propozuar nga Qeveria. E anëtarët e komitetit të Odës Amerikane për Gastronomi dhe Turizëm, derisa kanë theksuar se është e nevojshme të zbatohen vendimet për parandalimin e COVID-19, kanë bërë thirrje për heqjen e masës për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:30.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …