Aktivistët e Vetëvendosjes kanë përmbysur edhe një kamion me prodhime të Serbisë në Rrugën e Kombit

OEK dhe simotra e saj në Serbi dënojnë rrokullisjen e një kamioni me mallra të Serbisë

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Serbisë hidhërohen  ndaj aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë të cilit u rrokullisë një kamion me mallra të Serbisë, pasi kjo e fundit nuk po lejon që nxënësit shqiptar të Kosovës lindore të pajisen me librat e dërguara nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ju kanë dërguar letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit në Serbi dhe Kosovë. Me anë të kësaj letre ata dënojnë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që këto akte  të mos përsëriten.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …