BE-ja ende nuk e ka dënuar intervenimin rus në Siri

OKB-ja, Amerika, Franca e Turqia akuzojnë Rusinë për krime lufte në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtoni zyrtar  janë të shqetësuar për sulmet e pandërprera ruse në Siri. Këtë e kanë konfirmuar edhe diplomatët e Ankarasë dhe të Parisit. Ministria e Jashtme e Turqisë, konsideron se  këto sulme përbëjnë krime kundër njerëzimit. Vrasja e njerëzve të pafajshëm, bombardimi i qendrave të banuara dhe spitaleve janë sulme të cilët nuk i përkasin thjesht një lufte civile. Nga sulmet e ditëve të fundit ruse në Siri kanë humbur jetën më shumë se 30 civilë të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur. Këto sulme, të cilat përbëjnë krime lufte, bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe për më tepër lejojnë thellimin e krizës siriane. Sulmet ruse duhen ndaluar nëse duam të ndalojmë katastrofën. Ministria e Jashtme turke bëri të ditur se sulmet përbëjnë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare dhe thellojnë krizën në Siri, dhe i bëri thirrje Rusisë për të ndaluar menjëherë sulmet e tilla në mënyrë që të parandalohet katastrofa siriane.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …