Opozita

Deputetëve të opozitës që u arrestuan dje në Kuvendin e Kosovës, u është caktuar masa e arrestit 48 orë

Deputetëve të opozitës, të cilët dje policia i arrestoi në Kuvendin e Kosovës, u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve. Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për veprat “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar gaz lotsjellës dhe “pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Masën e arrestit ndaj deputetëve e konfirmoi Tinka Kurti, zëdhënëse e Vetëvendosjes. Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatja Alagendra: Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake

Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, zbuloi se John Clarke ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Millosheviqit, për Masakrën e Reçakut

Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës  dëshmitarit John Clarke,  ishte dëshmitar …