Një raport i publikuar kohëve të fundit denoncon një  dështim të  thellë institucional të Organizatës sKombeve të Bashkuara, për të vepruar mbi dyshimet se paqeruajtës francezë dhe të tjerë, kanë abuzuar seksualisht me fëmijë, në Republikën Qendrore Afrikane. Raporti  ka zbuluar  edhe më shumë abuzime të këtilla. Një djalosh i ri, i cili fillimisht kishte raportuar sulmin mbi shokët e tij, tani thotë se edhe ai ishte dhunuar, njofton Associated Press. Paneli i pavarur, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, ka gjetur se akuzat e raportuara nga fëmijët se janë keqtrajtuar seksualisht në këmbim të ushqimit, janë bartur “nga tavolina në tavolinë, nëpër zyra të shumta të OKB-së, pa pasur asnjë person të gatshëm që të marrë përgjegjësinë”. Në mesin e atyre që kanë kthyer kokën mënjanë ishte edhe vetë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, dhe personeli që merret me të drejtat e njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				