Për afër 10 muaj luftë në Ukrainën me 45 milionë banorë janë vrarë, 6 mijë e 755 pjesëtarë të popullatës civile

OKB: Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022 e deri më tani janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022 e deri më tani janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500 të tjerë, transmeton Anadolu. Ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Miroslav Jenca informoi vendet anëtare në një seancë të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Pushtimi rus i Ukrainës shkel Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Jenca i cili tërhoqi vëmendjen se në mesin e viktimave ka qindra fëmijë. Ai tha se dhuna nuk do të përfundojë në një kohë të shkurtër. “Që nga pushtimi rus i Ukrainës janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500 të tjerë. Situata është shumë e vështirë për miliona ukrainas që do të presin dimrin në gjendje lufte për herë të dytë. Rreziku për përhapjen e konfliktit në Detin e Zi ende është i lartë. OKB-ja është e shqetësuar për shkeljet e ligjit ndërkombëtar në territoret ukrainase nën kontrollin rus”, tha Jenca i cili shtoi se në rajon zyrtarët rusë kanë mbajtur zgjedhje, kanë emëruar gjykatës dhe kanë filluar të zbatojnë ligjet ruse. Praktikat për të shndërruar me forcë identitetet dhe institucionet janë të papranueshme. Mes sprovave globale dhe krizave, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të humbasë fokusin e tij për Ukrainën por duhet t’u japë fund dhimbjeve që populli ukrainas po vuan për shkak të kësaj lufte”, tha ai.

Për një vit e gjysmë luftë mes Rusisë dhe Ukrainës janë vrarë 10 mijë civilë,  në atë mes edhe disa qindra fëmijë. Për një muaj luftime mes Hamasit dhe Izraelit janë ka vrarë mbi 12.000 civilë në mesin e tyre mbi 5 mijë fëmijë. Ukrainasit e rusët janë popuj të mëdhenj. Ukraina ka  50 milionë banorë, Rusia 130 milionë. Izraelitet e palestinezët kanë nga  2 milionë e gjysmë  banorë. 

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …