Olaf

Olaf Sholc ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz,  u shpreh kundër një armëpushimi të menjëhershëm ose një ndërprerje më të  gjatë të  luftimeve nga Izraeli, pasi kjo sipas tij i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja. Ai ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi. Vendet e  BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. “Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen,” tha Scholz. “Dhe kjo është arsyeja pse – dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm – se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …