SALI ONUZI: SHPËTIMI I GRUPIT TË AMERIKANËVE NË SHQIPËRI 80 VJET ME PARË
Dhjetë nga 13 infermjeret amerikane

SALI ONUZI: SHPËTIMI I GRUPIT TË AMERIKANËVE NË SHQIPËRI 80 VJET ME PARË

Me 8 nëntor 1943 në Çestije të Belshit, në Elbasan, bie një avion amerikan transporti Dakota C-53, i nisur nga  Katania e Siqilisë për në Bari. Por për shkak të një stuhie, që e zuri në rrugë, ishte ndërprerë ndërlidhja me bazën dhe pas 5 orë fluturimi të shqetësuar mes reve, ish gjetur një vend i sheshtë ku avioni u ul me zhurmë. Kishte rënë në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët. Këta pasi e kishin gjuajtur kur kishte kaluar mbi Kuçovë, u sulën menjëherë drejt vendit ku kish rënë. Por, para tyre,kishin arritur banorët e fshatit Çestije dhe një grup partizanësh . Avionin e dogjën vetë amerikanët të nesermen. 

Avioni amerikan kishte pasur në bordin e tij 30 vetë, prej tyre 13 infermiere të skuadrës së evakuimit ajror,(të gjitha nëntogere ) 13 sanitarë ( djem) dhe ekuipazhin prej 4 vetësh. 

Por amerikanët nuk mund të qëndronin aty, do të lëviznin. Dhe nuk ish e lehtë t’i shmangeshin kontaktit me armikun. Në të gjithë rrugën që ata përshkuan nëpër Shqipëri u shoqëruan dhe u siguruan nga forcat partizane dhe ne Begdet edhe nga disa ballistë. 

Nga Belshi, grupi 30 i amerikanëve arriti në Beratin e lirë asokohe, ku populli në të dy anët e rrugës i duartrokiste ata që po hynin në qytet. Qëndruan aty disa ditë. Me porosi te qarkorit të Partisë Komuniste ( Kahreman Yllit) me grupin e amerikanëve shkoi si përkthyes mësuesi Kosta Stefa. Pritja e Beratit ishte shumë miqësore.

Në një nga ditët gjermanët sulmuan Beratin . Grupi i amerikanëve u tërhoq Po në Berat mbetën tri infermiere amerikane,qe i kish strehuar ne shtëpinë e tij një beratas i Ballit Kombëtar.

Për grupin e amerikanëve ishte vënë në dijeni edhe misioni anglez që ndodhej në Korçë dhe togerit Geri Dafi te këtij misioni, iu ngarkua detyra të shoqëronte edhe ai këtë grup drejt Bregdetit. Kjo duhet të ketë ndodhur rreth 30 nëntorit 1943. Togeri anglez kish mundur të informonte në radio shtabin e tij në Kajro për fatin e grupit amerikan. Per ta ishte informuar Presidenti i SHBA, Ruzvelt, i cili kishte kërkuar veçanërisht gjetjen dhe evakuimin e grupit të vajzave dhe djemve të rënë në Shqipëri dhe e monitoronte çdo dite situatën e tyre. AAF- ja amerikane kishte nisur për Shqipëri një oficer të OSS ( Shërbimi i zbulimit strategjik,paraardhës i CIA-s), që të lidhej me grupin dhe t’i nxirrte prej ketu. Ky oficer i zbulimit strategjik ishte pikërisht kapiteni 24 vjeçar Lloyd Smith. Ky do të qëndronte në zonën e Bregdetit shqiptar të Jonit në pritje të lidhjes me grupin.

Kjo ngjarje interesante , eshte nga ato qe as ne laboratorin krijues te shkrimtarit nuk mund të mbruhet. Ato i krijon vetem jeta, larg çdo skeme. Grupi i amerikanëve përshkoi për 62 ditë 9 rrethe, 34 fshatra e dy qytete.

Tani kjo ngjarje që nga vititi 1995 ështe bërë e njohur edhe në Shqipëri,me ardhjen e njërës prej personazheve të saj , Agnes Jensen( 81 vjeçe).Pas një viti erdhi edhe koloneli në pension, ish kapiteni Lloyd Smith. Megjithatë edhe pas 28 vitesh ende ka që shkruajnë e thonë sikur këtë ngjarje po e zbulojnë tani, madje bëjnë edhe kritika pse nuk është bërë e njohur. Në fakt ka jo pak informacion për të, si në median elektronike dhe në atë të shkruar, madje është bërë edhe një dokumentar, është përgatur dhe një skenar filmi , ketu ne Shqiperi, që uojme të gjej sa më parë mbështetje financiare. Me siguri duhet dhe do të bëhet edhe më shumë. E vërteta është se para vitit 1991 kjo ngjarje ishte harruar për shkak të politikës antiamerikane të kohës.

Agnes Jensen duke biseduar me Eleni Stefën në Berat tetor 1995.

Ne SHBA nuk qe harruar. Atje shkruhej e flitej për të në shtyp e në media . Madje qe me 1986 shkrimtari e publiçisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan ,Peter Lucas kishte ardhur posaçërisht për të gjetur vendin e rënies së avionit dhe për të kaluar në intenerarin e marshimit te grupit. Dhe i gjeti copat e avionit.Banorë të Belshit e ndihmuan . Madje disa i treguan se kishin pjesë edhe në shtëpitë e tyre. Njëri kishte karriken e pilotit, dikush kishte vënë krahun e avionit për të mbuluar një pjesë të çatisë, dikush kishte prerë coprat e metalit të avionit dhe i kishte vënë si shkopinjë në kopështin e tij.Lucas njoftoi Agnes Jensen se kish gjetur vendin dhe pjesë të avionit,madje kish marrë me vehte edhe disa pjesë të vockla të “ lëkurës” së tij.

Me 1995,siç dihet , erdhi në Shqiperi Agnes Jensen dhe kaloi në disa nga vendet ku kishte qenë, e shoqëruar nga veteranë të luftës që e njihnin terrenin dhe ngjarjen.Pas një viti ia behu edhe Lloyd Smith, i cili e ndali vrapin e tij në Bregdet ku mbeti shumë i kënaqur,po dhe i bindur se e kishim çuar në ato shtëpi ku kishte qenë në kohë të luftës.

Te dy, Jensen dhe Smith , u nderuan nga Ministria e Mbrojtjes me Certifikatën e Nderit të Veteranit të Luftës Antifashiste të Popullit shqiptar.Këtë Certifikatë Agnes Jensen shkruante se e kishte vënë në një pozicion të dukshëm ne dhomën e saj dhe e shikonte me respekt.Madje vetë Ministri i Mbrojtjes së SHBA, Ëillaim Perry, e kishte ftuar në një pritje nderi dhe u tregonte pjesëmarrësve Certifikatën e saj të Nderit.

Partizanët e formacionit vendas ,që i pritën grupin e amerikanëve në Çestije dhe që i shoqëruan, deri në Berat   komandoheshin  nga Hasan Gina,   Që në mëngjezin e natë së parë, kur Jensen doli në oborr ,një grup vajzash partizane iu turrën për ta takuar , madje kënduan edhe këngë partizane. Këto, i tha Hasan Gina, janë partizanet që kanë bërë shërbim roje natën kur ju pushonit.

Pas dy -tri ditësh grupi i djemve dhe vajzave amerikane u prit në Berat me duartrokitje nga qytetarë të tij vendosur në dy anët e rrugës. Madje partizanët bënë dhe një paradë për nder të tyre dhe një miting .Pas një dreke, miqtë amerikanë i ndanë nëpër shtëpitë e qytetarëve. Edhe këtu batalioni partizan “ Margarita Tutulani” ishte në mbrojtje të grupit dhe në shoqërimin e tij. Sekretari i partisë komuniste të qarkorit të Beratit , Kahreman Ylli qëndronte në krye të kësaj pune. Komandanti i batalionit të Rinisë “ Margarita Tutulani” , Skender Malindi ishte nga ata që e priti Jensenin,⁷si atëherë në Berat edhe më 1995 në Tiranë .

Po edhe kur një grup ballistësh  përtej  Vërtopit , në pyllin e fshatit Lybeshë  , rrethuan grupin e amerikanëve,batalioni partizan i rinisë “ Margarita Tutulani “ u erdhi menjëherë në ndihmë , shpartalloi grupin e ballistëve dhe ata vijuan marshimin nëpër fshatrat e Skraparit , drejt fshatrave të Korçës, e pastaj në Përmet, Gjirokastër e në Bregdetin e Jonit.

Eshtë diçka simbolike, që siç thamë e krijon vetëm jeta: vajza e djem të rinjë amerikanë , që priten , shoqërohen e mbrohen nga djem e vajza shqiptarë, të një batalioni që mbante emrin e një heroine , Margarita Tutulani, edhe ajo vetë bijë e Beratit, e pushkatuar bashkë me vëllanë e saj Kristaqin, nga fashistët italianë .

Grupi i amerikanëve dhe partizanët u detyruan të largohen nga Berati me 15 nëntor, sepse atë ditë filloi sulmi i forcave gjermane dhe bombardimi i qytetit. Theksoj se kish filluar mësymja gjermano-balliste për të asgjësuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare.Situatat sa vinin e ashpërsoheshin. Batalionet partizane të Beratit,  të Korçës, Përmetit  etj luftuan me trimëri të rrallë, disa dhjetra prej tyre dhanë jetën në lulen e rinisë. Edhe në popull gjermanët bënë masakra.Por grupi i amerikanëve kaloi në të gjithë intenerarin që ndoqi mes shumë vështërsive ,por pa asnjë të vrarë a të plagosur.Mbetet të studiohen praktikisht faktorët ushtarakë e njerëzorë, që bënë të mundur realizimin e këtij shpëtimi . Por autorja amerikane Cate Lineberry ( mbesë e njërës nga ish infernjeret e shpëtimit në Shqipëri) në librin e saj “ The secret rescue” ( Shpëtimi sekret) këtë sekret e gjen në rradhë të parë te populli shqiptar, te mikpritja dhe ndihma e tij.

Kjo ngjarje është konsideruar me të drejte si unike edhe në shkallë të Luftës së Dytë Botërore, që një grup infermjerësh të bien në një territor lufte dhe për dy muaj të shpëtojë e të dalë nga rrethimi i gjallë.Kjo është quajtur edhe një mrekulli. Kjo ngjarje në Shqipërinë e kohës së Luftës së Dytë Botërore e nderon popullin tonë, Ushtrinë tonë Nacionalçlirimtare ,por edhe njerëzit e thjeshtë që i ndihmuan, strehuan dhe ushqyen . Ne SHBA kjo është një nga ngjarjet e vlerësuara të Luftës së Dytë Botërore. Kur erdhi Lloyd Smith më 1996 i dhuroi zotit Alfred Moisiu, qe e priti zyrtarisht , një libër.”Personal Accounts. Pearl Harrbor to V-J Day”, botim i vitit 1992, në të cilin ishin botuar shënime e kujtime të heronjëve të SHBA në Luftën e Dytë Botërore, mes tyre dhe të ish pilotit të famshëm Gjorgj Bush,një nga heronjte e kësaj lufte që u bë më vonë president i SHBA.Presidenti Bush kishte bërë shënime të veçanta për librin, veç tregimit të tij.. Po në këtë libër, që ka marrë disa çmime nga më të lartët ,është shkruar edhe për grupin e infermjerëve amerikanë që shpëtuan në Shqipëri,madje Agnes Jensen ka bërë edhe një shënim të saj personal prej një faqeje .

Por në një intervistë rreth librit të tij “Savage Ëill “( Vullneti i ashpër) kushtuar kësaj ngjarjeje, autori britanik Timothy M.Gay, thotë se Enver Hoxha dhe ndihmësit e tij i thanë Hasan Ginës të vazhdonte t’i çonte amerikanët sa andej këtej, sepse kjo i duhej për propagandë. Ata donin të bindnin shqiptarët se këta amerikanë ishin pararoja e një force çlirimtare imagjinare “! (Intervistë e tij dhënë gazetarit Ilir Ikonomi me 16 shtator 2014) Kjo s’ka të bëjë fare me realitetin. Këtë nuk e ka thënë asnjë nga të grupit të amerikanëve Ata kanë qenë dëshmitarë real të stuatës së veshtirë që ishte krijuar dhe të sakrificave që bënë ata vetë dhe shqiptarët për t’i mbrojtur.As në Arkivin shqiptar nuk gjenden porosi te tilla imagjinare që krijon ky autor.

Pritja nga Zoti Alfred Mioisu e kolonelit në pension LLoyd Smith, në shtator 1996.

Korpusi amerikan i infermjereve , i formuar më 1901 ka një histori të lavdishme luftarake. Në Luftën e Dytë Botërore ky formacion luftarak kishte 57 mije veta, prej të cilëve 215 ranë në krye të detyrës.Në Ushtrinë amerikane deri te Komandanti i përgjithshëm kanë një interesim të vecantë për këtë korpus. 

 U përpoqën t’i merrnin nga ajri në aerodromin e Gjirokastrës ( me dy skuadrone me 21 avionë), por nuk mundën të kërkonin uljen e tyre në aeroport pasi gjermanët e mbronin me tanke dhe trupa. Atëhere u vazhdua në rrugën e Bregdetit, e cila perfundoi me sukses.

Ky interes dhe kujdes i madh për korpusin e infermjereve të vajzave e grave në ushtrinë amerikane vijon edhe sot. Ne luftën e Irakut ,një serxhente amerikane , e quajtur Xhensila, e plagosur, u kap rob nga ushtarët irakenë. U njoftua presidenti i SHBA, Gjeorgj Bush ( i riu), i cili urdhëroi një operacion special për ta gjetur dhe evakuar nënoficeren. Dhe ashtu u bë , e gjetën dhe e nxorën nga siptali ku ajo mbahej..

Nga vizita dhe takimi i dy veteranëve amerikanë në gjurmet e marshimit të tyre në në Shqipëri, pati emocione të forta.Zonja Jensen,pasi pa vendin e uljes se avionit të rrëzuar më 1943 dhe takoi banorë të Çestijes, tha se kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të mund të kthehej edhe njëherë në këtë vend.

Por ajo që e kish tronditur atë ishte vizita në familjen Stefa në qytetin e Beratit, ku ajo ,bashkë me një infermjere tjetër, kishin qëndruar disa ditë në shtëpinë e tyre.I zoti i shtëpisë Kostaq Stefa, antifashist dhe mësues ,bashkë me te shoqen, kishin studiuar në Itali dhe kishin mësuar edhe anglisht.Kostaqi kishte qenë edhe nxënës në Shkollën Teknike të Harry Fultzit në Tiranë.Me porosi të Kahreman Yllit, atij iu ngakua detyra e përkthyesit të grupit, gjë të cilën ai e bëri me përkushtim dhe ndershmëri. Kur shkoi në shtëpinë e tyre Jensen takoi Eleni Stefën bashkëshorten e Kostaqit . Menjerë pyeti per Kostaqin. Kur mori vesh se ai ishte pushkatuar në vitin 1948, ajo dhe Eleni shpërthyen ne lot .

Kostaq Stefa kish kryer detyrën e ngarkuar dhe në vend që të dekorohej e falenderohej,ai ish arrestuar më 1947 dhe akuzuar si agjent i amerikanëvve duke i vënë në akuzë edhe shërbimin e tij të përkthimit për grupin e amerikanëve të infermjerëve etj. Kam lexuar se edhe pse kishte shkuar tri dite me pare përgjigja e Gjykatës së lartë se i falej jeta , sigurimi i shtetit e kish pushkatuar.Kur erdhi në Tiranë Jensen ishte shumë e mërzitur. Nuk kish dëshirë të fliste me njeri. Vetëm pyeste “si ka mundësi kjo, si ka mundësi!” .Asnjë shpjegim nuk mund ta qetësonte, sepse nuk kish shpjegim për këtë akt terrorist.Mendoj se organet perkatese duhet ta shqyrtojne shpalljen Deshmor i Atdheut, te Kostaq Stefes, sepse është pushkatuar jo vetëm padrejtësisht, por edhe për shkak të detyrës së tij të përkthyesit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Së fundi, lidhur me ngjarjejen historike të shpëtimit të grupit të 30 amerikanëve në Shqipëri, po përcjell më poshtë tri vlerësime të shkruara.

I pari është mesazhi që komandati amerikan i Lindjes së Mesme, gjenerali Ralf Rois , i drejtonte popullit shqiptar në janar 1944: 

“Si komandant amerikan i Teatrit të Lindjes së Mesme kam dëshirë të shpreh vlerësimin tim për ndihmën dhe drejtimin e bërë nga ju grupit të infermiereve amerikane dhe aviatorëve të mbetur në vendin tuaj. Evakuimi i tyre i sigurt i detyrohet shumë bashkëpunimit miqësor të popullit tuaj. Për këtë ne u jemi shumë mirënjohës.”

Gjenerali Rois kish ngarkuar majorin Lloyd Smith që në momentin më të parë ta çoni këtë mesazh në vendin e duhur.Megjithë përpjekjet mesazhi i gjeneralit Rojs nuk u bë e mundur të vinte në Shqipëri. Vetëm pas 52 vjetësh ,kur kish siguruar një fotokopje të deklasifikuar së fundi nga Arkivi i Ushtrisë së SHBA, koloneli në pension , Smith e solli këtë dokument në Shqipëri, duke plotësuar një detyrë dhe një amanet.Kopja e origjinalit është dorëzuar në Arkivin e Shtetit.

Këtë gjest të partizanëve shqiptarë “që bënë veçse detyrën e tyre të bashkëluftetarit dhe të aleatit “ Enver Hoxha do ta përmendëte në fjalën e tij para Konferencës së Paqës në Paris,më 21 gusht 1946 .(Më pas ngjarja nuk do të kujtohej më )

Kjo ngjarje interesante e ndodhur 80 vjet më parë ishte një mesazh miqësie në kohë lufte .Ajo flet më së miri për ndjenjat miqësore të popullit shqiptar për SHBA,por edhe për lidhjet e bashkëpunimin në kuadrin e koalicionit të madh Antifashist Botëror.

Më 2012 historiani amerikan Bernd Fischer botoi librin “Shqipëria 1943-1945” ,në të cilin u botua Raporti dokumentar në lidhje me njohjen e Qeverisë Demokratike të Shqipërisë,shkruar më 1945 nga misioni special i Departamentit te shtetit në Tiranë. Në këtë raport gjejmë një vlerësim edhe për rastin e shpëtimit të infermierëve amerikanë e të aviatorëve .Ne pikën 2 rreth “ Qëndrimi i shumicës dërmuese të popullit shqiptar “ shkruhet : “Ai ka demonstruar ndjenjat e tij thellësisht miqësore ndaj demokracive perëndimore në shumë mënyra dhe në shumë raste. Pjesëtarët e trupave ushtarake aleate që u gjenden në tokën shqiptare patën kujdesin dhe u mbrojtën nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi dhe nga grupet e rezistencës,që iu dha një ndihmë dhe një mbrojtje të tillë duke rrezikuar edhe jetën e tyre.” Më poshtë Raporti prek drejpërdrejt rastin e infermjereve amerikane kur shkruan “tridhjetë të tjerë mundën të shkonin për dy muaj nga njëri fshat në tjetrin në Shqipërinë Qendrore e Jugore, ku gjetën kujdesin dhe mbrojtjen e duhur pa u tradhtuar” ( Shqipëria 1943-1945” f.108) Për ngjarjen ka botuar kujtimet e saj Agenes Jensen,me titull ” Albanian escape” ( Shpëtimi në Shqiperi) 

Edhe vete Lloyd Smith e thekonte se shpetimi i grupit i dedikohet popullit shqiptar.Sa me takon mua thosh ai , une kam bere detyren time si ndërlidhes dhe kisha pergatitur terrenin per t’i evakuar fshehtas duke udhetuar natën në fshatrat e Bregdetit, nga Kallarati, Tërbaçi, Vunoi,Dhërmiu, te shtëpia e Jani Markos, Jeronim Dunit dhe në Dukat te shtëpia e Xhelil Celës , ku theksonte punën e vecantë të Hodo Metos,(mësues, ballist dhe agjent i OSS amerikane) po edhe të Tare Shytit e Sefedin Meços , si për grupin kryesor të 27 vetave ashtu dhe pas tre muajsh per evakuimin e tri infermjereve që paten mbetur në Berat .

Në mbyllje dua të sjell këtu atë që ka shkruar Nick Cloney në “ Cincinnati Post” :”Duke shfletuar librin ( e Agnes Jensen Mangerich,) arrita në pjesën e fotografive, pashë infermjeret, vajza të reja, pas shpëtimit. Ishin të bukura. Të gjitha. Nëqoftëse Hollivudi do të vendoste ndonjëherë të bënte një film për historinë e tyre, do të ishte e vështirë të gjenin artiste mjaftueshëm tërheqëse dhe trimëresha,për t’i portretizuar ato plotësisht”

Kolonel ® Drejtor i Departamentit të Veteranëve të Luftës ,1995-2001.

Tiranë,7 nëntor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …