Numri i palestinezëve të vrarëve nga ushtria izraelite në Gaza që nga fillimi i luftimeve ka arritur në 11,180. Mediet bëjnë të ditur se nga numri i të vrarëve mizorisht 4 mijë e 609 janë fëmijë dhe 3 mijë 100 gra, ndërsa 28,200 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë një mjek në spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës e ka përshkruar numrin e pacientëve, si “dërrmues”. Dr Fadel Naim, një kirurg ortoped, ka bërë përditësime të rregullta në rrjetet sociale për situatën në objekt. Ai ka bërë të ditur se nuk ka rezerva gjaku në Spitalin Al-Ahli dhe tani furnizimi me gjak na ka mbaruar, edhe pse ky është spitali e fundit funksional, në Gaza. Al-Shifa dhe Al-Kuds, dy spitalet më të mëdha në rajon thuhet se kanë mbetur pa karburante.
Kontrolloni gjithashtu
Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës
Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
