Brickos

Takimi i radhës në Bruksel në mes të kryetarëve Thaçi e Vuçiq do të mbahet më 7 shtator

Opozita insiston largimin e kryetarit Thaçi nga kryesimi i dialogut me Serbinë

Partitë më të mëdha opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, thonë se pa largimin e kryetarit, Hashim Thaçi nga kryesimi i dialogut me Serbinë, nuk shohin mundësi që të përfshihen në atë proces. Përfaqësuesit e partive thonë po ashtu se edhe Qeveria, nuk ka legjitimitet që të udhëheq me dialogun pasi asaj i mungojnë numrat e duhur për të qeverisur dhe udhëhequr procese të rëndësishme për vendin. Në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se para se gjithash, procesit të dialogut duhet t’i bëhet një vlerësim për të parë se sa janë zbatuar marrëveshjet e arritura. Deputetja Arbërie Nagavci, tha se po ashtu për ketë proces duhet të ketë një konsensus të përgjithshëm. Edhe në Partinë Socialdemokrate, thonë se është e pakuptimtë që një proces i zhvilluar keq për aq shumë vite, të vazhdojë ta anashkalojë organin më të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës. PSD-ja thotë se përkrah dialogun, por jo formatin e deritashëm të tij. Deputeti, Dardan Molliqaj ka deklaruar se qeveria, por edhe presidenti me qasjen e tyre po tregojnë se nuk duan të kenë një konsensus dhe platformë të përbashkët për dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Sarrazin: Gjermania e merr parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania i ka …