Opozita që dezinformon qytetarët është e turpshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit thotë kryekuvendari Veseli

Opozita që dezinformon qytetarët është e turpshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit thotë kryekuvendari Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nismën  e tri partive opozitare, LDK, Vetëvendosje  dhe PSD, lidhur me një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e dialogut me Serbinë, e ka quajtur iniciativë absurde. Përmes një postimi ka thënë se iniciativa e opozitës, ndonëse proceduralisht në rregull, “politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë”. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj. Paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend”, ka thënë mes tjerash, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …