leoni

“Lufta” e krerëve të Shtetit për të zënë postet vitale tregon se kë mbrojnë ata, interesat e tyre apo interesat e Kosovës

Opozita vlerëson se udhëtimi i Thaçit drejt Brukselit vetëm me “partnerët” e tij është i dëmshëm

Nesër do të zhvillohet takimi i dytë i fazës finale të dialogut me Serbinë. Pjesë e këtij takimi nuk do të jenë subjektet opozitare, të cilat kërkojnë që Kuvendi ta ketë rolin udhëheqës. Por, mungesa e opozitës nuk është duke e shqetësuar pushtetin. Kryetari i vendit Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli e zëvendëskryeministrat Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi do të udhëtojnë drejt Brukselit për ta takuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Po këtë ditë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takimin e dytë të fazës finale të dialogut të Brukselit. Por megjithëse para pak ditësh Presidenca ka deklaruar se ka formuar “Ekipin Negociator”, pjesë e këtij grupi nuk është edhe opozita. Mungesa e opozitës në dialog nuk është duke e shqetësuar pushtetin. Në anën tjetër, opozita thotë se udhëtimi i Thaçit drejt Brukselit vetëm me “partnerët” e tij është i dëmshëm. Sipas tyre, nga ky takim mund të pritet çfarëdo marrëveshjeje e dëmshme për vendin. Mirëpo ata janë shprehur të vendosur se asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e këtij ekipi të udhëhequr nga presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …