Azem Galica me luftëtarë

Sot shënohet 94-vjetori i rënies heroike të kryekomandantit të çetave çlirimtare, Azem Galica

Më 17 korrik të viti 1924, pas një beteje të përgjakshme në fshatrat: Galicë, Mikushticë dhe Luboves të Drenicës  kundër mijëra forcave pushtuese serbe, të Nikolla Pashiqit, ra heroikisht, Azem Bejtë Galica, luftëtari popullor, i cili me trimat e trimëreshat e tij për 12 vjet i rezistoi pushtimit serb të Kosovës. Ka qenë kryekomandant i forcave të Kosovës e më gjerë. Luftëtari më i njohur dhe më i përkushtuar i çlirimit të Kosovës, i cili padrejtësisht u etiketua si “kaçak” jo vetëm nga regjimi kriminal i Serbisë, por edhe nga historianët vasalë të regjimit serb, nga shumë historianë  edhe sot e kësaj dite vazhdon të trajtohet si i tillë. Azem Galica ishte kryekomandant i çetave çlirimtare të Kosovës e më gjerë, i cili  ka luftuar kundër Serbisë, Austro-Hungarisë dhe pushtimit bullgar të viseve të Kosovës. U lind në Galicë të Drenicës në vitin 1889. Ishte në ballë të luftëtarëve të lirisë, jo vetëm në trojet e mbetura nën pushtimin serb, por edhe në Shqipëri kundër forcave esadiste e zogiste. Ka qenë përkrahës i Bajram Currit, Fan Nolit, Hasan Prishtinës dhe kreut përparimtar demokratik të kohës.  Pas vdekjes, bashkëluftëtarët e trupin e tij e kishin  varrosur në një shpellë, të fshatit Gllarevë, me qëllim që regjimi serb të mos e zbulonte trupin e tij dhe të mos e dinte se ai kishte rënë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …