SIRI

Organizata Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Siri

Drejtoresha e programit për “Përgjigje  në kriza”, Al Tirana Hasan, ka deklaruar për  Sky News, me qendër në Britani të Madhe se gjatë sulmeve kundër civilëve në Siri, Rusia gjatë disa muajve ka bombarduar vendbanimet me popullatë civile në Siri, duke shkatërruar shkolla, spitale dhe sirianë të pambrojtur. Ata, edhe tani po  vazhdojnë të bombardojnë popullatën civile. Me këto akte  kanë kryer dhe po kryejnë krime të tmerrshme të luftës. Rusia ka bombarduar 27 shkolla  po aq objekte shëndetësore, si spitale e ambulanca, në zonat të cilat janë në kontrollin e opozitës siriane, kundërshtare e regjimit kriminal e diktatorial  të Bashar Assadit.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …