Organizata Botërore e Shëndetësisë e mirëpret vendimin e Kinës për lejimin e hetimeve për origjinën e virusit korona
A photo taken in the late hours of August 17, 2020 shows a sign of the World Health Organization (WHO) at their headquarters in Geneva amid the COVID-19 outbreak, caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Organizata Botërore e Shëndetësisë e mirëpret vendimin e Kinës për lejimin e hetimeve për origjinën e Covid-19

Më në fund, Kina do të lejojë hetimet e OBSH-së për origjinën e koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se mirëpret njoftimin e Kinës më herët sot, i cili deklaroi se një ekip i OBSH-së do të mbërrinte në vend të enjten për të hetuar origjinën e Covid-19, raporton CNN. Njoftimi i Kinës në mënyrë efektive aprovon hyrjen e ekipit në vend. Kjo vjen pasi Pekini bllokoi ardhjen e ekspertëve globalë javën e kaluar pasi nuk ishin miratuar lejet e nevojshme për të hyrë në Kinë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në atë kohë se ai ishte “shumë i zhgënjyer”, në një qortim të rrallë nga agjencia shëndetësore e KB. Në deklaratën e së hënës, zëdhënësi Tarik Jasarevic tha se OBSH pret “me padurim të punojë ngushtë me homologët tanë kinezë në këtë mision kritik për të identifikuar burimin e virusit dhe rrugën e futjes së tij në popullatën njerëzore”.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …