Organizata Handikos shënon ditën e fëmijëve në Ferizaj

Përmes shitjes së produkteve  ushqimorë, edhe organizata Handikos në Ferizaj ka shënuar 1 Qershorin-Ditën ndërkombëtare  të fëmijëve.

Ky organizim ishte bërë me qëllim të asaj që të bëhet promovimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe sensibilizimi  i shoqërisë për pozitën e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe socializmin e fëmijëve me aftësi të kufizuara  në shoqëri.

“Gjendja e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është edhe e kënaqshme. Në organizatën  tonë janë rreth 200 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare”, ka thënë Xhemile Murseli, përfaqësuesja e organizatës Handikos në Ferizaj.

Aktivitetit të organizatës Handikos iu bashku edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai vlerësoi tejet lart këtë organizim duke theksuar se Komuna e Ferizajt po bënë gjithçka të respektoje të drejtat e të gjithë fëmijëve.

“Mendojë së është një aktivitet  sensibilizues  që duhet të përkrahet. Komuna e Ferizajt, ka vënë në shërbim të gjitha mundësitë për përkrahjen  e këtyre aktiviteteve, por në veçanti për përkrahjen e fëmijëve sepse kohëve të fundit  kemi hartuar edhe një rregullore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si pasuri e veçantë  e shoqërisë”, ka thënë kryetari Svarqa.

U bë e ditur se me mjetet e grumbulluara , do të organizohet një ekskursion për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …