Veriu i Mitrovicës

MMPH: Nuk do të lejohen ndërtime në veri pa leje

Pas paralajmërimeve të Serbisë për ndërtimin e një lagje të tërë në komunën e Zveçanit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar duke thyer heshtjen zyrtare të Prishtinës. Sipas kësaj ministrie “asnjë ndërtesë individuale apo kolektive në Republikën e Kosovës nuk mund të realizohet në kundërshtim me ligjin”. “Përkitazi me projektin e paralajmëruar të Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e lagjes për të kthyerit në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, MMPH thekson se ky projekt nuk mund të zbatohet pa marrëveshje ndërshtetërore, si dhe pa miratimin nga ana e MMPH-së të planeve zhvillimore komunale dhe hartave zonale të këtyre komunave”, thuhet në kumtesën ministrore. Komuna e Mitrovicës veriore dhe ajo e Zveçanit si dhe çdo komunë tjetër në Republikën e Kosovës, sipas Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, duhet fillimisht të mriatojnë dokumentet e sipërpërmendura të planifikimit hapësinor, pastaj të paraqesin për miratim propozime që janë konform tyre. Ministria bënë të ditur përsëri se çdo aktivitet ndërtimor në kundërshtim me ligjin do të sanksionohet. Sidoqoftë, ky paralajmërim i Ministrisë lë shumë për të dëshiruar për shkak se organet e sigurisë asnjëherë nuk kanë reaguar ndaj ndërtimeve të shumta në veri të Mitrovicës, ku Beogradi ka ngritur lagje të tëra me rrokaqiej në përpjekje për ndryshimin përfundimtar të strukturës demografike në këtë pjesë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …