Organizata Health of Natyre in Kosovo dhe Biblioteka e qytetit ” Sokol Kryeziu” zhvillojnë aktivitete të ndryshme  me fëmijët

Sot në ambientet e Bibliotekës ” Sokol Kryeziu” dhe të Muzeut ” Jahir Mazreku” në Malisheve, filluan aktivitetet me fëmijët e SHFMU-” Ramadan Morina” Damanek, në bashkëpunim me Organizatën Health of Natyre in Kosovo. Fëmijët i priti dhe i njoftoj, udhëheqësja e bibliotekës, Hana Bytyçi dhe u foli, për librat që ka ky institucion, për fëmijë, të rriturit dhe të  tjera vepra, më pas fëmijët vizituan, muzeun si dhe ekspozitën, ” Ta mbrojmë Mjedisin”, dokumentet dhe artefaktet që gjinden brenda në të. Këto aktivitete vazhdojnë edhe ditëve në vijim, njëherit ftohën fëmijët malishevas që t’u bashkohen aktiviteteve kulturore, mjedisore, si dhe pjesëmarrjes në kuiz diturie dhe ese. ”Natyra e pastër- shëndeti ynë”.

May be an image of 10 people and loom

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …