Organizata “Qatar Charity”, ka dhuruar 100 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt

Pas situatës së krijuar nga virusi COVID-19, organizata “Qatar Charity”, ka dhuruar 100 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt. Këto pako janë shpërndarë përmes Qendrës për Punë Sociale, në dy bashkësi lokale në Turiçec dhe në Likoc, nga një ekipi i zgjedhur i cili se bashku me organizatën “Qatar Charity”, i kanë dërguar në çdo shtëpi, më qëllim që të mos krijohen turmat. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur falënderues për ndihmën e dhënë nga kjo organizatë. Komuna e Skenderajt fton të gjithë kompanitë apo personat e vullnetit të mirë që ndihmat e tyre ti dhurojnë në bashkëpunim me QPS-në, për arsye që këto ndihma tu ndahen atyre familje që kanë më shumë nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …