Organizata “ Terre des Homes “ ndihmon familjen skamnore ë Isuf Kadriut, në fshatin Gjyrkovc

Organizata zvicerane “Terre des Homes”, me seli në Prishtinë, ka realizuar kërkesën e  zyrës për Komunitete dhe Kthim ( ZKKK ) në komunën e Shtimes,  për të ndihmuar familjen e Isuf Kadriut ( rast social ), nga fshati Gjyrkovc të kësaj komune, me gjëra elementare pas ndërtimit të shtëpisë nga ana e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Ndihma e kësaj organizate për  familjen Kadriu ka qenë në veshmbathje dhe çanta shkollore për fëmijët, batanije, jastëk, jorgana etj, të cilat i kanë munguar kësaj familje.

Familja 7 anëtarëshe Kadriu  ka jetuar në një objekt banimi që ka qenë  rrezik permanent nga shembja dhe me kërkesën e ZKKK-së drejtuar Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është arritur që më datën 6.9.2016 t’i ndërtohet shtëpia.

Pas ndërtimit të shtëpisë dhe pas ndihmave nga ana e “ Terre des Homes “, kjo familje tani jeton në kushte normale.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …