Organizimi kushtuar ,,Epopesë së Dukagjinit” me 24 mars, nuk do të mbahet

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar qytetarët se organizimi kushtuar ,,Epopesë së Dukagjinit”, me 24 mars, nuk do të mbahet, ai ndër të tjera tha: Të nderuar qytetarë ! Të dashur bashkëluftëtar, familje të dëshmorëve e martirëve të Kombit, Invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare. Ju njoftoi se, për shkak të pandemisë COVID-19, organizimi kushtuar ,,Epopesë së Dukagjinit”, me 24 mars, nuk do të mbahet! Aktiviteti i organizuar në nderim të 24 marsit, do të shënohet me 6 maj, kur edhe i përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Atdheut, nga komuna e Deçanit! Lavdi të rënëve për Lirinë e Shtetin tonë. Nderim i përjetshëm për Heronjtë e rënë në betejë me 24 mars 1998, në Gllogjan të Deçanit.

Nderim për heronjtë e gjallë të asaj beteje.

Përjetësisht Lavdi! Është shprehur kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …