Organizuar nga ambasada e Shqipërisë sot në Gjakovë qëndruan për vizitë ambasadorë nga vende të ndryshme të botës

Organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në vendin tonë, sot në Gjakovë qëndruan për vizitë një grup prej ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës. Ata u priten nga kryetari i komunës, Ardian Gjini dhe vizituan pjesën e vjetër të qytetit të Gjakovës dhe vende e monumente historike të këtij qyteti. Gjatë vizitës së zhvilluar, ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi tha se ky organizim është bërë për të njohur Kosovën më mirë, meqë ka qenë një dëshirë e ambasadorëve që të vizitojnë Gjakovën.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …