Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Osmani u shpreh thellësisht e nderuar për këtë ftesë.
“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, deklaroi Osmani.
Ajo theksoi se si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
“Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, theksoi ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
