OVL-UÇK

OVL-UÇK kërkon tërheqjen e mbështetjes ndërkombëtare nga publikimi për masakrat: ‘Cenohet e vërteta historike’”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër ndaj publikimit dhe ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke iu drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që e kanë mbështetur atë. Në letrën zyrtare, ajo, kërkon tërheqjen e emrave të këtyre institucioneve nga çdo referencë mbështetjeje, duke shprehur shqetësime serioze për besueshmërinë dhe integritetin e publikimit të autorit Shkëlzen Gashi. Materiali i prezantuar si studim nuk përmbush standardet bazë të kërkimit shkencor. “Mungon një metodologji e qartë, analiza kritike e burimeve dhe organizimi sistematik i të dhënave, duke e afruar më shumë me një përmbledhje sesa me një studim të mirëfilltë”, thuhet në reagim. OVL-UÇK thekson se në disa raste publikimi përfshin ngjarje të cilat cilësohen si “masakra”, edhe pse vetë pranohet mungesa e burimeve të mjaftueshme, ndërsa njëkohësisht jepen të dhëna konkrete për to, duke krijuar – sipas tyre – kontradikta serioze dhe dyshime mbi saktësinë. Organizata kritikon mënyrën e klasifikimit të viktimave, duke e cilësuar si reduktuese dhe jo në përputhje me kompleksitetin e realitetit të luftës. Në letër përmenden edhe mospërputhje numerike dhe përdorimi i materialeve vizuale që nuk përkojnë gjithmonë me ngjarjet e paraqitura.  “Ruajtja e së vërtetës historike nuk është vetëm çështje akademike, por një përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe brezave që vijnë”, përfundon letra e publikuar nga organizata.

Kontrolloni gjithashtu

Betim Gjoshi

Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme kërkesën e Presidentes për KQZ, reagim nga PDK për përfaqësimin

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ta shpallë të papranueshme kërkesën e Vjosa …