Bram Vreugdenhil
Creator: Bram Vreugdenhil | Credit: Maarten Boer Copyright: Bram Vreugdenhil

OVL-UÇK kundër Gjykatës Speciale: Po cenon procesin e drejtë dhe barazinë e palëve

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si shkelje të parimeve të një procesi të drejtë gjyqësor. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se pas mbylljes së rastit, Prokurorisë nuk duhet t’i lejohet dorëzimi i materialeve të reja, pavarësisht formës se si ato paraqiten. “Ky vendim i fundit i Gjykatës Speciale është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë. Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato ‘njoftime’ e jo ‘prova’, përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces”, thuhet në reagim. Sipas OVL-UÇK-së, kjo qasje kufizon mundësinë e mbrojtjes për një përballje të barabartë në gjykim. “Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tanë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta”, thuhet më tej në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri sot në kuvend “Le të jem unë i pari, Kurti i dyti” për konfiskimin e pasurisë

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Tahiri deklaroi se partia e tij do ta mbështesë …