Ozkan Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash ka thënë se ka dy vite që NATO po kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë. Ai ka theksuar më tutje se pas sulmit terrorist në Banjskë, aleanca ka vendosur të përforcojë misionin e KFOR-it në veri me 1000 trupa shtesë dhe ka shtuar aktivitetet patrulluese pranë vijës kufitare administrative. “Sulmi në Banjskë dhe sulmi kundër trupave të KFOR-it në Zveçan janë të papranueshme. NATO u përgjigj menjëherë. KFOR-i u përforcua me 1000 trupa shtesë, dhe KFOR-i shtoi aktivitete patrulluese pranë vijës kufitare administrative. Përfshirë patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës në veriun e Kosovës si dhe patrullimet e sinkronizuara mes KFOR-it dhe forcave të armatosura të Serbisë nëpër AVN” ka theksuar komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …