Behxhet Pacolli

Pacolli: Gjaku i derdhur për liri na obligon të gjithëve që ta ndërtojmë një vend më të mirë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në shenjë nderimi për heronjtë e UÇK-së, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Marec. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka thënë se, gjaku i derdhur për liri na obligon të gjithëve që ta ndërtojmë një vend më të mirë për gjeneratat e ardhshme. I pari i AKR-së ka thënë se, ne sot e shënojmë festën e flamurit kombëtar, falë atyre që u sakrifikuan për të, para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës duke na e mundësuar që sot të festojmë të lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …