Brickos

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një ceremoni të posaçme,  i ka dorëzuar Adem Demaçit titullin, “Qytetar Nderi” si dhe “Çelësin e Qytetit” me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb. Në fjalën e tij të rastit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur që i jepej mundësia që t’i dorëzonte këtë titull nderi një figure kaq të madhe të çështjes shqiptare, aq më shumë kur një ditë e tillë përkoi edhe me festën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Sot kemi një rast shumë të veçantë e nuk besoj se mund të kishte rastësi më të bukur se sa Ditën tonë të Pavarësisë ta kujtojmë duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”, mikut, vëllait e patriotit të madh, Adem Demaçi. Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri ku jemi sot, por kudo ku jetojnë ata në trevat tona në Ballkan apo në emigracion. Është shumë me vend që në një ditë si kjo të kujtojmë, jo vetëm ato figura që luftuan e shpallën pavarësinë tonë të parë, 104 vite më parë, por çdo shqiptar të mirë që ka luftuar për çështjen shqiptare”, është shprehur Veliaj

Simboli i Rezistencës kombëtare, Adem Demaçi ka falënderuar Tiranën për këtë vlerësim, duke theksuar se ka qenë një dëshirë e tij e përhershme që të gjithë shqiptarët të festonin të lirë pavarësinë e tyre. “Ju falënderoj juve, vëllezërit e pamvarshëm të Shqipërisë, të cilën e kemi dashur të gjithë, se jemi edhe ne njësoj si ata. Prandaj, dhe kënaqësia është shumë e madhe, dëshira juaj ka qenë shumë e madhe për ne, e fortë. Kemi dëshiruar që të vijmë gjithmonë, e të jemi gjithmonë këtu me ju. Ne mendojmë se nuk jemi vetëm Shqipëri dhe shqiptarë, por dëshirojmë që të jemi edhe më të plotë. Prandaj, e duam vendin tonë këtu, që të mos ta harrojmë kurrë dhe të jemi aty ku kemi lindur”, ka thënë Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …