Brickos

NISMA

NISMA hap fushatën zgjedhore për kryetarin e komunës së Drenasit

 NISMA për Kosovën në prani të shumë qytetarëve të Drenasit, sot hapi fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit. Shumë qytetarë, anëtarë e simpatizantë janë  në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit. Të pranishëm në këtë tubim të hapjes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, kryetari Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë, dhe deputetë të Nismës për Kosovën.  Me hapjen e fushatës, fjalim rasti për të mbështetur kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj, ka mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, i cili dha disa nga arsyet pse qytetarët e Drenasit duhet votuar Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit. Krasniqi tha se sot kemi ardhur të mbështesim bashkëvendasin, bashkëluftëtarin tonë, Isa Xhemajlaj.

Pse Isa Xhemajlaj kandidati ynë? Sepse, sa herë kishit nevojë për dije, ishte mësues e drejtor shkolle, ishte ndër të parët që u radhit në UÇK, duke i sjellë liri e pavarësi Kosovës, tha Krasniqi. Krasniqi po ashtu tha se duke e parë gjendjen në Drenas, Isa Xhemajlaj është kandidati më kredibil për të ndryshuar komunën e Drenasit. Kam bindjen e plotë se ky do t’i jap kuptim lirisë sonë. Me Isa Xhemajlaj, nuk do të ndahen njerëzit në tanët e të huajt, por edhe ata që na shikojnë me buzëqeshje edhe ata që na shohin me mrrola për ne do të jenë qytetarë të Drenasit’’, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi.Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës për zgjedhjet për kryetar të Drenasit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votohet për kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, tha se isha në fshatin Korreticë dhe aty mora vesh se ky fshat ka 6 vjet që është pa furnizim të ujit. Kam parë shumë të diplomuar në fusha të ndryshme të cilët kanë humbur shpresën për punë, kam parë shumë varfëri kudo që kam shkuar në këtë komunë. Prandaj, koha është për të ndryshuar, dhe ndryshimi vjen me Isa Xhemajlaj për kryetar të komunës së Drenasit, ka thënë kryetari i NISMA’s Fatmir Limaj.  Kryetari Limaj tha se nuk kemi asnjë dilemë që ndryshimi ka ardhur në Drenas, ky njëri është kthyer në besim për të gjitha shtresat e shoqërisë në Drenas. Të bashkohemi të gjithë rreth tij, t’i japim përkrahje, ta votojmë më 4 dhjetor Isa Xhemajlaj, në mënyrë që ta ndryshojmë Drenasin. Kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore për kryetar të kësaj komune, ka treguar se pse ai është i duhuri për të qenë kryetar i Drenasit.

Isa Xhemajlaj, para shumë qytetarëve të Drenasit, tha se me bindje dhe besim të plotë u them se në çdo takim ku isha gjatë këtyre ditëve, në Drenas jam pritur me dashuri dhe respekt, dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve. Po ashtu kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, qytetarëve të pranishëm u tha se prania dhe përkrahja juaj janë dëshmi se qytetarët janë lodhur dhe dëshpëruar nga kjo qeverisje që 16 vite, premtime të parealizuara, nga ata që po e keqqeverisin Drenasin. Kandidati i NISMA’s për të parin e Drenasit, Isa Xhemajlaj, fjalimin e tij e ka përfunduar me një thënie ‘’Boll ma se ju besuam e na zhgënjyet’’, duke ju referuar atyre që keqqeverisen me Drenasin. Sekretari për Ekonomi i NISMA për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, para bashkëvendësve të tyre tha se këtë herë qytetarët e Drenasit, do të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e Drenasit, do të votojnë për Isa Xhemajlaj. Kjo do të ndodh për faktin se qytetarët e Drenasit, tashmë e kanë kuptuar se ndryshimi në Drenas ka vetëm një emër, dhe ai është Isa Xhemajlaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …