Kadri Veseli

Kadri Veseli: Drenasi do të jetë shembull, si mbahen zgjedhjet e ndershme, të lira dhe demokratike…

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas,ku u tha se kjo komunë do të jetë paralajmërim i fitoreve të madhe që do të vazhdojë në të gjitha komunat tjera të Kosovës. Po ashtu, u tha se më 4 dhjetor do të dërgohet mesazhi se PDK në zgjedhjet nacionale do ta ketë kryeministrin dhe Qeverinë e saj. Fushata e kësaj partie filloi më ndryshe se subjektet tjera në këtë komunë. Aty u intonua fillimisht himni kombëtar për nder të festave të Nëntorit.Në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishin ardhur edhe nga kryesia qendrore e kësaj partie. Derisa vet Lladrovci falënderoi ish kryetarin e Drenasit, Nexhat Demakun, për të cilin tha se po përjeton një dënim të pa merituar nga një gjykim i padrejtë.

 Ai përmendi Parkun e Biznesit, duke thënë se duhet angazhim edhe më shumë një zhvillimin ekonomik, rregullim të urbanizimit në të gjitha fshatrat të Drenasit, ngritje të cilësisë në arsim dhe mirëqenie të qytetarëve.Kurse, kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se qytetarëve të Kosovës u intereson se çka do të ndodhë më 4 dhjetor në Drenas, duke shtuar se do të ndodhë një fitore e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai madje ia uroi Lladrovcit pozitën e të parit të Drenasit.

Veseli shtoi se pikërisht në këtë ditë fillon edhe një sfidë për Drenasin, që padrejtësisht duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, megjithatë edhe këtë sfidë do ta kalojë duke dal fitimtar.  Sipas Veselit Drenasi do të jetë shembull, model se si mbahen zgjedhjet e ndershme , të lira dhe demokratike, do të jetë edhe shembull se si fiton Parti Demokratike e Kosovës e cila është partia e vetme e cila ka guximin që të merr vendimin për projekte madhore.

Veseli shtoi se vetëm brenda vitit 2017, Drenasi do të ketë investime kapitale nga qeveria qendrore në vlerë 13 milionë euro. Ai dha edhe arsyetimi për kandidimin e Lladrovcit, duke thënë se ai simbolizon familjen emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë të Fehmi Lladrovcit por mbi të gjitha ai me vendosmërinë, këmbënguljen që ka do të jetë një shtytje për zhvillim edhe më të hovshëm.  Fushata e për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Drenasit do të jetë pesë ditë. Kurse, zgjedhjet mbahen më 4 dhjetor. (KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …