Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka theksuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e ish-kryetarin amerikan në kohën e luftës në vitin 1998 – 99. “Miku i Kosovës, njeriu më meritor për lirinë tonë, Presidenti Bill Klinton kreu vizitën dyditore në Kosovë. Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Presidentit Clinton”, ka shkruar ai. Në një postim tjetër, Pacolli nuk ka harruar as mikun tjetër të Kosovës, ish-kryetarin e Kroacisë, Stjepan Mesiq. “Nga shumë miq që ka Kosova, i respektuar dhe i vlerësuar mbetet edhe Stjepan Mesiq. Miku i madh i gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtrim Xhemaili i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet B1 dhe sa energji importuat?

Kriza energjetike dhe pasiguria për furnizimin me energji elektrike po vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje për …