Pacolli

Pacolli: Kosova tani për tani nuk ka mundësi të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, se i ka njoftuar zyrtarët e BE-së se Kosova në këtë moment nuk ka mundësi të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkon një rrugëdalje tjetër nga kjo sfidë, shkruan sot Koha Ditore. Pata mundësi t’ua shpjegoj situatën reale në Kosovë, ashtu si është situata. Më duket se ua kam bërë të qartë se demarkacioni si i tillë nuk pritet të ratifikohet në këtë periudhë dhe në periudhën e ardhshme. Këtë e ka të qartë secili sot. Edhe dje e kam potencuar, edhe sot”, ka thënë Pacolli pas takimit me zonjën Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …