leoni

Behxhet Pacolli

Pacolli: Në botën civilizuese nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka thënë se gjatë jetës së tij, asnjëherë nuk ka dëgjuar që në ndonjë shtet të civilizuar, udhëheqësit e tij t’i fyejnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre. “Në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar (flas nga përvoja e gjatë jetësore në perëndim), asnjëherë nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre. Nuk kam dyshime për aftësitë e Kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribuon në “qeverisjen me duar të pastra”, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen” ka shkruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …