Betim Gjoshi

Gjoshi: Tri deklaratat që e nxjerrin Kurtin përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka shkruar se janë tri deklarata të bëra nga kryeministri, Albin Kurti, ministres Rozeta Hajdari dhe avokatit të Ridvan Muharremit, që dëshmojnë se përgjegjës kryesor për aferën korruptive të rezervës shtetërore është kryeministri, Albin Kurti. Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka shkruar se janë deklarata të dhëna brenda dy ditësh që e nxjerrin Albin Kurtin si përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore:

ALBIN KURTI (18/08/2023): Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.

ROZETA HAJDARI (18/08/2023): Unë nuk kam asnjë informacion që personi në fjalë (Ridvan Muharremi) është në ndonjë kontratë ose kontraktim të kontratave për rezervën shtetërore.

MAHMUT HALIMI (19/08/2023 – Avokat i Ridvan Muharremit): E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka lutur. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë” ka përkujtuar këto tri deklarata të bëra ditë më parë nga të lartpërmendurit, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …