Behxhet Pacolli

Pacolli: Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bashkëpunojë në mënyrë që proceset të shkojnë përpara

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është shprehur tejet i shqetësuar për këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës. “Konsideroj se edhe ai filli i hollë që ka mundur të jetë lidhshmëria mes opozitës dhe pozitës definitivisht është këputur dhe duhet të gjendet zgjidhje urgjente”, ka thënë Pacolli. Sipas tij, nëse aktorët politikë të Kosovës kanë ndjenja përpopullin dhe shtetin e tyre atëherë duhet (edhe në mes ndërmjetësuesve) të bisedojnë dhe të vendosin: Zgjedhje të parakohshme në fillim te vitit 2017, Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bashkëpunojë në mënyrë që proceset të shkojnë përpara, Gjatë këtij viti të përkryhen reforma zgjedhore dhe ligji për Presidentin.“Kjo do të ishte një zgjidhje e ‘mesit të artë’ që do t’i konvenonte të gjithëve”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …