leoni

Pacolli: Perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve

Pacolli: Perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se fitoren për perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetin social ai është shprehur i bindur se do të fitojë e drejta dhe se skena politike kosovare është ajo që pamë mbrëmjen e kaluar. “Skena politike ne Kosovë eshte kjo që e përjetuam natën e kaluar, në orët e vona. Të ecim përpara, do të fitojë e drejta, fitorën për përspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve. Na priftë e mbara…!”, ka shkruar i pari i AKR-së. Ndryshe partia e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. ‘Koalicionit të djathtë’ i është bashkuar edhe partia më e re në vend ‘Alternativa”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 …