Daily Archives: 07/01/2016

Opozita vendosi rreth objektit të Qeverisë shiritin me mbishkrimin “Vendi i krimit”…

Aktivistët e  opozitës së bashkuar  sot vendosën rreth  ndërtesës së Qeverisë shiritin me mbishkrimin: “Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”, njofton kumtesa nga partitë opozitare, Ata theksojnë se mrrëveshjet e 25 gushtit dhe ajo e 26 gushtit, janë marrëveshje kriminale që e dëmtojnë rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të …

Më shumë...

Dëme të konsiderueshme nga vërshimet janë evidentuar edhe në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha edhe në Shqipëri. Pas analizës së të dhënave nga terreni, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa rrethe si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i lumenjve dhe rrëshqitjet e …

Më shumë...

Zyrtarët e AME-së kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta

Pas informatave që kanë marrë nga terreni, zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta. Shefi i Qendrës operative në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Mahir Hasani ka deklaruar se gjendja në komunat ku ka pasur vërshime është e rëndë. Ai ka …

Më shumë...

Vuçiq dhe Mustafa biseduan përmes telefonit

Qeveria e Serebisë ka bërë të ditur se kryeministri i saj, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërkohë që  dy kryeministrat kanë konfirmuar gatishmërinë për të  biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. …

Më shumë...

Kryepeshkopi rus ka mbështetur dhe ka bekuar bombardimet ruse kundër civilëve në Siri

Patriarku rus Kirill ka bekuar sulmet ushtarake ruse në Siri, duke thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur Rusinë nga terrorizmi. Ai ka thënë se nëse grupet terroriste lejohen të fitojnë pushtet në Siri, ato do sjellin mjerim dhe ankth për popullin rus edhe pse Sira dhe Rusia …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli kërkon mobilizim të përgjithshëm për të ndihmuar qytetarët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkon mobilizim të përgjithshëm për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet që shkaktuan dëme në disa komuna të vendit. Ai ka biseduar me Naim Ismajlin, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i komunës së Shtimes. Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha …

Më shumë...

Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Zëvendës-komandanti i Komandës së Forcave Tokësore  Gjeneral Brigade, Gëzim Hazrolli priti  dje në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilxhim Kiliç. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Hazrolli  e falënderoi  ambasadoren,  Kiliç për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit …

Më shumë...

Vetëvendosja: Qeveria ka etje të pakufizuar për pushtet dhe pangopësi për pasuri

Etja e pakufizuar për pushtet dhe dëshira e pangopur për pasuri janë karakteristikat më tipike të forcave që po e qeverisin aktualisht Kosovën. Për të mirëmbajtur sistemin e tyre klientelist, partitë në pushtet, pra PDK e LDK kontrollojnë përmes bordeve të gjitha ndërmarrjet publike, autoritetet që me ligj janë të …

Më shumë...

Liderët Ymeri, Haradinaj e Limaj nuk shkojnë sot te kryeministri Mustafa

Kryeministri Mustafa, ditë më parë i ka ftuar në takim për sot  liderët e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymerin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinajn nga AAK dhe Fatmir Limajn nga “Nisma për Kosovën”, si dhe zëvendëskryeministrin e parë, Hashim Thaçi. Mustafa ka thënë se këtë ftesë …

Më shumë...

Krasniqi: Lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës

Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, është shprehur se lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës.  “Lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës. Kriza politike duhet të zgjidhet, në interes të Republikës së Kosovës. Qeveria duhet të tërhiqet nga istikamet …

Më shumë...

Agron Kuçi, për dalje nga kriza aktuale propozon formimin e një qeverie të unitetit e besimit

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, duke komentuar situatën e fundit politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka propozuar si zgjidhje për dalje nga kriza aktuale formimin e një qeverie të unitetit, shpresës dhe besimit. Kuçi në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kjo qeveri e unitetit do …

Më shumë...

LB-ja konstituoi Këshillin e Përgjithshëm

Më 6 dhjetor 2015, Lëvizja për Bashkim mbajti mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm, të zgjedhur nga Kuvendi VIII i LB-së.Ndër të tjera, në këtë mbledhje u zgjodhën edhe anëtarët e Kryesisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LB-së. Në këtë mbledhje kryetari i porsazgjedhur i LB-së, Valon Murati, informoi anëtarët …

Më shumë...

Pezullohen nga mësimi profesorët mbi moshën 65-vjeçe në Universitetet publike dhe private

Ministria e Arsimit, nëpërmjet një vendimi ka pezulluar dispozitën ligjore, e cila bazohet në pikën 3.5 të nenin 11 të Udhëzimit administrativ mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë. Ajo dispozitë lejonte të zhvillonte mësim stafin akademik deri në moshën 70-vjeçare. Pezullimi i kësaj dispozite është bërë me arsyetimin …

Më shumë...

Ilir Meta nuk arriti ta bind pozitën as opozitën për bashkëpunim dhe dialog

Dallimet në mes koalicionit qeveritar dhe opozitës, nuk ka arritur t’ i përafrojë  as kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Ai ka deklarua se qëllimi i vizitës së tij ka qenë që të informohet për situatën, duke i marrë qëndrimet e pozitës …

Më shumë...

Siria vend ku godasin forcat më më mëdha të botës dhe ku pëson popullata e Sirisë, jo ISIS-i

Siria është bërë vend ku zbrazen mijëra raketa në ditë nga fuqitë më të mëdha të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata Ruse, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia dhe shtete të tjera. Përveç kësaj kundër popullatës së Sirisë dhe forcave kryengritëse, ata i vret, i masakron dhe i …

Më shumë...

Qendra e Vetëvendosjes në Norvegji: “Zajednica” dhe demarkacioni marrëveshje kriminale

Qendra e Vetëvendosje në Norvegji mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit. Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake …

Më shumë...