Zenun Pajaziti, thotë se partnerët e koalicionit qeverisës shpejt do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës

Pajaziti, Dedës: S’ka gjykatë që mund ta dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Ilir Deda, i cili ka thënë se PAN-i do të goditët më së shumti nga Gjykata Speciale. Pajaziti ka thënë se nuk ka gjykatë që mund ta dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së. Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se edhe kur është tentuar të gjykohet, vetëm sa e kanë forcuar përkrahjen qytetare për UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës për liri. “Sipas Ilir Dedës, PAN-i do të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale. Pak e çuditshme sesi Deda paska informacione për “goditjet” e saj. Por, për transparencën dhe qartësimin shoqëror është mirë që t’i ndajë ato me publikun. Në PDK nuk e kemi ndjenjën që Deda e ka, dhe jemi të bindur që kjo është vetëm një përpjekje e ulët manipuluese e tij. Nuk ka Gjykatë që mund të dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së. Edhe kur është tentuar të gjykohet, vetëm sa e kanë forcuar përkrahjen qytetare për UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës tonë për liri. Nëse kjo që thuhet nga Deda ka të bëjë me dëshirën për të ardhur ai në pushtet, atëherë kjo ndërlidhet me ndjenjën që kundërshtari politik i partisë së Dedës është mirë të burgoset dhe tërë kjo kalon në kategori tjetër – kalon në kategorinë e pafuqisë vetanake politike për të ardhur në qeveri. Pra, Ilir Deda, do ishte mirë ta kuptonte, se qeveria mund të formohen edhe pa burgosur njerëz. I duhet vetëm të deklarohet dhe të rreshtohet me mandatarin!”, ka shkuar Pajaziti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …