Pal Lekaj

Pal Lekaj: Pritja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj do të zgjasë deri në fund të mandatit qeverisës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe t’i lenë anash kërcënimet për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se pritja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj do të zgjasë deri në fund të mandatit qeverisës “Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati. Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …