Pal Lekaj

Pal Lekaj, thotë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë derisa ka mohuar çdo zë se koalicioni qeverisës është jostabil si shkak i kësaj takse dhe presionit të SHBA-së për ta hequr atë. Lekaj thotë se taksa ka sjellë rezultate pozitive duke ngritur prodhimet vendore deri në 25 për qind. Për koalicionin Qeverisës, ai ka thënë se është i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë i tillë. Ai ka mohuar zërat se koalicioni qeverisës është lëkundur për shkak të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe. Por, ka përsëritur se raportet me SHBA-në nuk prishen ngase siç tha ai shteti i Kosovës u ndërtua bashkë me ta.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …