Endrit Shala: Albin Kurti sa ishte në opozitë rrotullonte gjipa të EULEX-it, tash s’merret me padrejtësitë e këtij misioni

Ministri Shala: Me apo pa taksë asnjëherë më në Kosovë nuk do të lejohen të futën mallra me mbishkrime jokushtetuese

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se para se të merrej vendimi për taksën ka qenë vendimi për të ndalur futjen e mallrave të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saj kushtetues. Ai ka thënë se asnjëherë më në Kosovë me apo pa taksë nuk do të lejohet të futën mallra me mbishkrime jokushtetuese. “Unë kam marrë një urdhërese më u ndalu çdo mall që nuk i referohet me emërtimin e saj kushtetues. Është hera e parë që janë ndalu mallra të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saja kushtetues. Kjo ka marrë fund. Urdhëresa tashmë është shndërruar në vendim të qeverisë”, ka thënë ai. Sa i përket zhvillimeve në koalicionin qeverisës, ai ka thënë se kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, po angazhohet që spektri politik kosovar të ketë një qëndrim të përbashkët rresh taksës. Duke folur për vendosjen e taksës, ai ka thënë se me propozimin e tij për vendosje të kësaj mase i ka kryer detyrën e tij kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …