Pal Lekaj: Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë të drejtë të thonë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet

Pal Lekaj: Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë të drejtë të thonë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj, është regjistruar si deputet i legjislaturës së shtatët të Kuvendit të Kosovës. Ai ka komentuar deklaratat e dy partive që po synojnë të formojnë Qeverinë e re, të cilët kanë paralajmëruar se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet. Lekaj shprehet i bindur se ky projekt do të realizohet.“Sa i përket Vetëvendosjes dhe LDK-së mendoj se nuk kanë të drejtë ta thënë këtë sepse edhe Dukagjini është pjesë e Kosovës sepse janë mbi 620 mijë banorë që u nevojiten infrastrukturë dhe nuk u shërben individit por komunitetit, u shërben qytetarëve dhe ekonomisë”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Luka Mishetiq hap fjalën përfundimtare me deklaratë të fortë: Hashim Thaçi i pafajshëm

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka nisur fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale me një …