Pala serbe injoron institucionet e Kosovës në gërmimet në Rudnicë

Rifillimi i gërmimeve në ‘Jallovicë’ të Rudnicës në Rashkë,
pa njoftimin e autoriteteve të Kosovës, paraqet provokimin e radhës nga pala
serbe. Haki Kasumi, zëvendës-koordinator i Këshillit të Familjarëve të të
Pagjeturve, ka thënë se deklaratat serbe janë të papranueshme. Ai ka tërhequr vërejtjen
se çdo veprim në terrenin e dyshuar lë të hapur mundësinë që të bëhen veprime
nga më të ndryshmet. Edhe Arsim Gërxhaliu, shef i Departamentit të Mjekësisë
Lijgore, ka thënë se nëse përfaqësuesit e Kosovës nuk janë të pranishëm gjatë gërmimeve,
atëherë ky prioces do të shpallet si jo-valid.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …