Brickos

PAN: Zgjedhja e Kadri Veselit kryekuvendar dhe e Ramush Haradinajt kryeministër është proces i pandalshëm

PAN: Zgjedhja e Kadri Veselit kryekuvendar dhe e Ramush Haradinajt kryeministër është proces i pandalshëm

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka bërë me dije të hënën se zgjedhja e Kadri Veselit kryekuvendar dhe e Ramush Haradinajt kryeministër është proces i pandalshëm. Ky koalicion ka kundërshtuar vendimin e Adem Mikullovcit që vazhdimi i seancës konstituive të ndodhë të enjten, duke e cilësuar veprim arbitrar, të pakoordinuar me grupet e tjera parlamentare, shkruan “Epoka e re”. “Koalicioni ynë është i bindur se oferta për shmangien e krizës nëpërmjet votimit të kryeparlamentarit dhe kryeministrit të ri me marrëveshje politike do të përkrahet prej shumicës së subjekteve politike parlamentare. Prandaj, zgjedhja e të nominuarit tonë për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe e të nominuarit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, përkundër përpjekjeve të tashme bllokuese në Kuvendin e Kosovës, janë procese të pandalshme politike”, është thënë në komunikatën e koalicionit PAN.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …