Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit të tij të përvitshëm për Krishtlindje para kardinalëve të krishterë, ai theksoi se gjendja në Gazë, më shumë është mizori se sa luftë. “Dje, fëmijët u bombarduan. Kjo është mizori. Kjo nuk është luftë. Desha ta them këtë sepse të prekë në zemër’ ka theksuar mes tjerash Papa Françesku. Kohë më parë ai ka shkruar se “ato që po ndodhin në Gazë kanë karakteristikat e një gjenocidi” dhe ka sugjeruar bashkësinë ndërkombëtare që të hulumtojë nëse lufta e ushtrisë izraelite përbën gjenocid ndaj popullit palestinez.
Kontrolloni gjithashtu
Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit
Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
