Papa Françesku ka vazhduar të bëjë thirrje për vendosjen e paqes në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Në fjalimin e sotëm ai ka përkujtuar se këtë fillim vit e ka nisur me lutje për paqe dhe ka theksuar se lufta është krim kundër njerëzimit. “Në fillim të vitit shkëmbyem urimet për paqe, por armët vazhduan të vrisnin dhe shkatërronin. Le të lutemi që ata që kanë pushtet mbi këto konflikte të reflektojnë në faktin se lufta nuk është mënyra për t’i zgjidhur ato, pasi ajo mbjell vdekje mes civilëve dhe shkatërron qytetet dhe infrastrukturën. Me fjalë të tjera, sot, vetë lufta është një krim kundër njerëzimit; le të mos e harrojmë këtë. Njerëzit kanë nevojë për paqe, bota ka nevojë për paqe” deklaroi mes tjerash në fjalimin e tij, Papa Francesku.
Kontrolloni gjithashtu
Më 1 prill të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti
Më 1 prill të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
