Papa Gjon Pali i II-të kishte marrëdhënie me një grua të martuar për më shumë se 30 vjet

BBC ka bërë të ditur se janë zbuluar qindra letra dhe fotografi që tregojnë historinë e marrëdhënieve të ngushta të Papa Gjon Palit të II-të me një grua të martuar, marrëdhënie intime e cila zgjati më shumë se 30 vjet. Këto dokumentet zbulojnë disa fakte interesante për Papën, të parin e Vatikanit dhe Kishës Katolike,  i cili ka vdekur në vitin 2005. Burimet bëjnë të ditur se miqësia mes tyre filloi në vitin 1973 kur Tymieniecka kontaktoi Papën, Kardinalin Karol Vojtila, atëherë Kryepeshkop i Krakov, në lidhje me një libër mbi filozofinë që kishte shkruar. Menjëherë pas këtyre takimeve çifti filloi të kishin takime më të shpeshta. Në fillim letrat e Kardinalit ishin formale, por pasi miqësia e tyre u rrit, ato letra u bën më intime. Fotografitë të cilat kurrë nuk janë parë më parë nga publiku zbulojnë se Papa dhe Anna-Teresa Tymieniecka kanë kaluar mjaft kohë së bashku. Fotot gjithashtu tregojnë edhe vizitën e saj në Vatikan.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …